Search

Kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj seksual dhe riprodhues, miku juaj më i mirë është gjinekologu ose dermatovenerologu juaj i familjes! Ju gjithashtu mund të konsultoheni me mjekun tuaj amë apo mjekun familjar dhe së bashku të vlerësoni se cili kontraceptiv është më i përshtatshmi për ju. Nëse nuk keni gjinekolog ose dermatovenerolog familjar, mund të kontaktoni edhe qendrat rinore “Dua të di” në Shkup.

Ja disa gjëra që duhet pasur parasysh:

  • Për t’u mbrojtur nga shtatzënia e paplanifikuar dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme, duhet të përdorni kontracepsion. Me fjalë të tjera, duhet të dini se çfarë është kontracepsioni dhe cila metodë ju përshtatet përpara se të përjetoni marrëdhënien e parë seksuale.

  • Megjithëse shumica e njerëzve mund të përdorin shumicën e metodave kontraceptive në mënyrë të sigurt, jo të gjitha metodat kontraceptive janë të përshtatshme për të gjithë. Kjo do të thotë se mund t’ju duhet të provoni disa metoda të ndryshme kontracepsioni derisa të gjeni atë që ju përshtatet më së shumti.
  • Të gjithë ata që kryejnë marrëdhënie seksuale kanë për detyrë të kujdesen për shëndetin e tyre. Në këtë mënyrë mbrojnë edhe shëndetin e partnerit/partneres.
  • Kontracepsioni nuk duhet të jetë një temë tabu për bisedë! Pyetni prindërit tuaj, bisedoni me një mjek, diskutoni me partnerin tuaj – marrëdhëniet seksuale duhet t’ju sjellin kënaqësi, jo infeksion apo shtatzëni të paplanifikuar!
  • Prezervativi është i vetmi kontraceptiv që mbron si nga shtatzënia e paplanifikuar ashtu edhe nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Përdorimi i të ashtuquajturës “mbrojtje e dyfishtë” (prezervativi së bashku me një metodë tjetër kontracepsioni) është mbrojtja më e mirë si nga shtatzënia e paplanifikuar ashtu edhe nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.
Scroll to Top