Search

Nga të gjithë kontraceptivët modernë, vetëm katër janë të disponueshëm në vendin tonë: kontracepsioni oral (pilula kontraceptive), kontracepsioni urgjent, spiralja dhe prezervativi mashkullor. Ju mund t’i blini ato në një farmaci, ndërsa prezervativi është i disponueshëm edhe më gjerësisht (markete, pompa të benzinës, etj.)

Me përjashtim të prezervativit, për të gjithë kontraceptivët e tjerë ju nevojitet një recetë nga gjinekologu ose mjeku i përgjithshëm/familjar.

Për të rinjtë dhe gratë që janë në rrezik social, këto kontraceptivë modernë mund t’i merrni falas në qendrat rinore “Dua të di” në Shkup, pas konsultimit paraprak me gjinekologun atje. Këshillimi dhe ekzaminimi nga gjinekologu (nëse keni nevojë) janë gjithashtu falas dhe konfidenciale dhe nuk keni nevojë për kartë shëndetësore apo sigurim shëndetësor.

Scroll to Top