Çfarë është?
Pilula kontraceptive që përmbajnë një formë artificiale të hormoneve femërore (estrogjen dhe progesteron)
Si funksionon?
Parandalon lëshimin e qelizës vezë (ovulacionin)
Si përdoret?
Tabletat merren një herë në ditë në të njëjtën kohë, brenda 21 ditëve. Pastaj bëhet një pushim prej 7 ditësh. Gjatë asaj jave, mund të ketë gjakderdhje të ngjashme me menstruacionet. Pas këtyre 7 ditëve, vazhdoni të merrni tabletat në të njëjtën mënyrë edhe nëse ka ende gjakderdhje.
Efikasiteti
Mbi 99% efektiv kur merret rregullisht dhe në mënyrë korrekte
92% në përdorim tipik
Sa kushton?
Nga 450 deri më 850 denarë
*Nuk mbulohet nga sigurimi shëndetësor
Ku mund të merret?
Në barnatore vetëm me recetë të mjekut;
Është në dispozicion pa pagesë për grupet e qytetarëve të përjashtuar nga shoqëria në Qendrat rinore “Dua të di” në Shkup, pas ekzaminimit paraprak te gjinekologu i tyre.
Info plus
Redukton rrezikun e kancerit të mitrës dhe vezoreve