Çfarë është?
Një pilulë e marrë pas seksit të pambrojtur për të parandaluar shtatzëninë.
Njihet edhe si “pilula e ditës më pas”.
Si funksionon?
Bllokon lirimin e një veze (ovulacionin)
Si përdoret?
Duhet të merret jo më vonë se 72 orë pas seksit të pambrojtur, por është më efektiv nëse merret më herët.
Efikasiteti
95% efektivitet nëse merret brenda 24 orëve të para
Sa kushton?
Mesatarisht, nga 750 deri në 1600 denarë
*Nuk mbulohet nga sigurimi shëndetësor
Ku mund të merret?
Në farmaci është e mundur edhe pa recetë, por rekomandohet konsultimi me gjinekologun
Info Plus
Mund të përdoret nga gratë e çdo moshe dhe vajzat nën moshën 16 vjeç.
Nëse jeni tashmë shtatzënë, kontracepsioni urgjent nuk do të ketë efekt.
Edhe spiralja e bakrit mund të përdoret si kontracepsion urgjent.