Çfarë është?
Një metodë e përhershme e kontracepsionit tek gratë me anë të së cilës vezëpërçuesit lidhen ose priten
Si funksionon?
Lëvizja e vezës nëpër vezëpërçuesit parandalohet mekanikisht, kështu që nuk mund të fekondohet.
Si kryhet?
Në mënyrë kirurgjikale, zakonisht zgjat 20 minuta
Efikasiteti
Mbi 99%
Ku mund të bëhet?
Në klinikat shtetërore nuk mund të bëhet me kërkesë, por vetëm gjatë një ndërhyrjeje tjetër ose pas lindjes. Mund të bëhet në spitale private sipas kërkesës.
Sa kushton?
Në spitalet shtetërore nuk ka pagesë nëse kryhet pas lindjes.
Privatisht kryhet në mënyrë laparoskopike dhe kushton nga 50 deri në 60 mijë denarë, pa llogaritur shpenzimet për ekzaminim dhe kujdes shtesë.
Info plus
Nuk ndikon në dëshirën seksuale apo menstruacionet