Çfarë është?
Një metodë e përhershme e kontracepsionit tek meshkujt me anë të së cilës priten farëpërçuesit.
Si funksionon?
Parandalon që spermatozoidi të arrijë ejakulatin, për këtë arsye nuk është e mundur të mbeteni shtatzënë
Si kryhet?
Në mënyrë kirurgjikale dhe laparoskopike, zakonisht zgjat 15-20 minuta
Efikasiteti
Mbi 99%
Ku mund të bëhet?
Në disa spitale private
Sa kushton?
Kushton nga 60 deri në 110 mijë denarë (me gjithë shpenzimet për 1 ditë spitali)
Info plus
Nuk ndikon në dëshirën seksuale, mund të shkoni në shtëpi të njëjtën ditë