Search

Te ne janë të disponueshëm kontracepsioni oral (pilula kontraceptive), kontracepsioni urgjent, spiralja dhe prezervativët mashkullorë. Ato mund të blihen në barnatore, ndërsa prezervativi është i disponueshëm edhe më gjerësisht (markete, pompa të benzinës, etj.).

Çmimi i një prezervativi mashkullor është rreth 110 denarë (pako me 3 prezervativë), kontracepsioni oral kushton nga 450 deri në 850 denarë, kurse kontracepsioni urgjent nga 750 deri në 1600 denarë. Kur bëhet fjalë për spirale, ajo e bakrit kushton 3100-3600 denarë, e argjendta rreth 5000 denarë, ndërsa ajo hormonale (Mirena) nga 6700 deri në 7500 denarë.

Me përjashtim të prezervativit, për të gjithë kontraceptivët e tjerë ju nevojitet një recetë nga gjinekologu ose mjeku i përgjithshëm/familjar.

Kontracepsioni oral dhe ai urgjent i përkasin kontracepsionit hormonal, ndaj është e rëndësishme të konsultoheni me një profesionist për mënyrën e marrjes, efektet anësore të mundshme etj.

Nëse dëshironi të vendosni një spirale, kini parasysh se ajo vendoset dhe hiqet vetëm nga një profesionist (gjinekolog).

Scroll to Top