Search
Kontracepsioni modern

Çfarë është?
Membranë mbuluese e lakuar e bërë nga silikoni i hollë i butë

Si funksionon?
Ajo mbulon qafën e mitrës, prandaj spermatozoidet nuk mund të arrijnë deri në qelizën vezë dhe ta fekondojnë atë

Si përdoret?
Vendoset në vaginë para marrëdhënies seksuale, mundet edhe disa orë më herët. Pas marrëdhënies seksuale, duhet të lihet në vaginë për të paktën 6 orë dhe duhet të hiqet jo më vonë se 24 orë pas kësaj.

Efikasiteti
92-96% efektive kur përdoret si duhet

Ku mund të merret?
Nuk disponohet në Maqedoni

Info plus
Duhet të përdoret me një spermicid (xhel që shkatërron spermatozoidet). Mund të përdoret në mënyrë të përsëritur, rreth 1 vit.

Dëshiron të dish më shumë? Vazhdo të lexosh.
Nëse keni çfarëdo qoftë pyetje, na shkruani këtu.

Shkurtimisht

  • Nuk disponohet në Maqedoni
  • Efikasiteti 92-96%
  • Nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) 

Pyetjet e bëra më shpesh

  • E përdorni vetëm kur dëshironi të bëni seks;
  • Mund ta vendosni disa orë para marrëdhënies seksuale;
  • Zakonisht nuk ka pasoja shëndetësore ose efekte anësore të padëshiruara;
  • Mund të përdoret pas aborti.
  • Nuk është aq efektiv sa llojet e tjera të kontracepsionit;
  • Për të qenë efektiv, duhet të jeni të kujdesshëm për ta përdorur atë në mënyrë të drejtë dhe në kohën e duhur;
  • Nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme;
  • Mund t’ju duhet më shumë kohë për të mësuar se si ta përdorni siç duhet;
  • Mund t’ju duhet të ndërprisni marrëdhënien për ta vendosur atë;
  • Në disa gra mund të shkaktojë cistitis (infeksion të fshikëzës urinare);
  • Spermicidi dhe lateksi mund të shkaktojnë ndjeshmëri ose irritim te gratë ose partnerët e tyre seksualë.

Në përgjithësi, të gjitha vajzat dhe gratë mund ta përdorin atë. Por mund të mos jetë më i përshtatshmi për ata që:

  • Kanë një formë të pazakontë të qafës së mitrës ose nuk mund ta ndiejnë atë;
  • Kanë muskuj vaginalë që nuk mund të mbajnë diafragmën (p.sh. për shkak të lindjes);
  • Janë të ndjeshëm ose alergjikë ndaj silikonit të diafragmës ose ndaj përbërjes së spermicidit;
  • Kanë pasur sindromën e shokut toksik;
  • Shpesh kanë infeksione urinare;
  • Momentalisht kanë një infeksion vaginal.

Jo. Megjithëse përdorimi i diafragmës nuk ndikon në ciklin menstrual, nuk rekomandohet përdorimi i saj gjatë menstruacioneve, sepse mund të çojë në sindromën e shokut toksik, një gjendje e rrallë që mund të jetë kërcënuese për jetën.

Jo, sepse uji mund të lajë spermicidin. Rregulloni diafragmën pas larjes dhe pas marrëdhënies seksuale, në gjashtë orët e ardhshme, bëni dush në vend të larjes.

Zakonisht, mund ta përdorni deri në 1 vit përpara se të keni nevojë ta zëvendësoni. Me kalimin e kohës, diafragma mund të ndryshojë ngjyrën, por kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Para përdorimit, kontrolloni me kujdes për shenja dëmtimi.

Pasi ta hiqni pas marrëdhënies seksuale, duhet ta lani me ujë të ngrohtë dhe një sapun të butë dhe pa aromë. Duhet të shpëlahet mirë dhe të thahet plotësisht përpara se të kthehet në kasë. Duhet të ruhet në një vend të thatë, në temperaturë dhome.

Nuk duhet dezinfektuar në ujë të vluar ose duke përdorur detergjent, dezinfektues, pluhur talk ose produkte me bazë vaji pasi mund ta dëmtojnë atë. Nëse dëshironi të përdorni një lubrifikant, ai duhet të jetë me bazë uji ose silikoni dhe jo me bazë vaji.

Scroll to Top