Search
Kontracepsioni modern

Çfarë janë?
Injeksione që përmbajnë një formë artificiale të një ose më shumë hormoneve; më të përdorurat janë ato që përmbajnë gestagen, ndërsa injeksionet e kombinuara (estrogjen dhe gestagen) përdoren më rrallë

Si funksionon?
Parandalojnë çlirimin e qelizës vezë (ovulacionin)

Si përdoret?
Ato merren në muskujt e vitheve, nën lëkurë ose në pjesën e sipërme të krahut, një herë në 12 javë

Efikasiteti
Mbi 99% nëse merret si duhet dhe rregullisht
Rreth 96% në përdorim tipik

Ku mund t’i merrni ato?
Ato nuk mund të blihen tek ne, edhe pse janë të regjistruar

Info plus
Fertiliteti kthehet me vonesë (mesatarisht, pas 1-4 muajsh pas përdorimit)

Dëshiron të dish më shumë? Vazhdo të lexosh.
Nëse keni çfarëdo qoftë pyetje, na shkruani këtu.

Shkurtimisht

  • Janë të regjistruara në Maqedoni, por nuk mund të blihen
  • Mbi 99% efikasitet
  • Injeksionin e jep një profesionist
  • Nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST)

Pyetjet e bëra më shpesh

  • Një injeksion intramuskular siguron mbrojtje për 12 javë;
  • Nëse merret në 5 ditët e para të ciklit menstrual, mbron menjëherë nga shtatzënia;
  • Vetëm ju e dini se jeni duke përdorur një metodë kontraceptive;
  • Ato lejojnë spontanitetin gjatë aktit seksual;
  • Ato zvogëlojnë kohëzgjatjen dhe bollëkun e gjakderdhjes menstruale;
  • Ato mund të përdoren edhe nga gratë që nuk mund të përdorin kontraceptivë me estrogjen (p.sh. gratë që pinë duhan dhe janë mbi 35 vjeç, me presion të lartë të gjakut, si dhe gratë që ushqejnë fëmijën me gji);
  • Ato mund të përdoren pas lindjes, nëse nuk ushqeni me gji;
  • Ato mund të përdoren pas një aborti.
  • Ata nuk mbrojnë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme;
  • Mund të kenë efekte anësore si mungesa e plotë e menstruacioneve ose perioda të parregullta, shtim në peshë, ndjeshmëri e gjoksit, ndryshime të humorit dhe dhimbje koke, veçanërisht në javët e para të përdorimit;
  • Disa nga efektet anësore mund të zgjasin deri në disa muaj pas injektimit të fundit;
  • Pas ndërprerjes së përdorimit, fertiliteti kthehet më ngadalë;
  • Ekziston një rrezik jashtëzakonisht i vogël i infeksionit në vendin e pickimit, si dhe një reaksion alergjik.

Injeksioni duhet të merret çdo 12 javë. Nëse nuk e pranoni në kohë (p.sh. me një javë vonesë), dhe ndërkohë keni bërë seks të pambrojtur, atëherë ekziston rreziku i shtatzënisë. Nëse e dini se nuk do të mund ta merrni me kohë injeksionin, përdorni mbrojtje gjatë marrëdhënieve seksuale. Në çdo rast, konsultohuni me gjinekologun tuaj.

Mund të ndjeni pak dhimbje në vendin e pickimit, por ajo largohet shpejt (brenda orëve në vijim).

Nuk është një metodë e përshtatshme kontracepsioni nëse:

  • Ju mendoni se jeni shtatzënë ose jeni duke planifikuar një shtatzëni në vitin e ardhshëm;
  • Ju dëshironi që periodat tuaja të mbeten të njëjta;
  • Keni gjakderdhje me origjinë të panjohur ndërmjet dy periodave ose pas marrëdhënieve seksuale;
  • Në afat të gjatë, nuk duhet të përdoret nga gratë që kanë një rrezik të shtuar të osteoporozës (dobësimit të kockave);
  • Keni probleme kardiovaskulare, sëmundje të mëlçisë ose përvojë me kancerin e gjirit.
Scroll to Top