Search
Kontracepsioni modern

Çfarë është?
Një unazë e vogël dhe e butë plastike që futet në vaginë

Si funksionon?
Duke çliruar gradualisht estrogjen dhe progesteron, parandalon shtatzëninë duke parandaluar lirimin e qelizës vezë dhe bën trashjen e mukusit të qafës së mitrës që e bën të vështirë lëvizjen e spermatozoideve

Si përdoret?
Vendoset në vaginë në cilëndo ditë të ciklit menstrual, nxirret pas 21 ditësh, pastaj bëhet një pushim prej 7 ditësh

Efikasiteti
Mbi 99% nëse përdoret si duhet

Ku mund të merret?
Nuk disponohet në Maqedoni

Info plus
Një unazë siguron mbrojtje për një muaj, mbron nga shtatzënia edhe gjatë “pauzës”, nuk pengon gjatë marrëdhënies seksuale

Dëshiron të dish më shumë? Vazhdo të lexosh.
Nëse keni çfarëdo qoftë pyetje, na shkruani këtu.

Shkurtimisht

  • Nuk disponohet në Maqedoni
  • Mbi 99% efikasitet
  • Nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST)

Pyetjet e bëra më shpesh

Vajzat dhe gratë që nuk pinë duhan dhe nuk kanë arsye shëndetësore pse nuk mund ta përdornin. Mund të përdoret deri në moshën 50 vjeçare.
Nga ana tjetër, nuk rekomandohet për vajzat dhe gratë që:

  • Kanë mpiksje të gjakut;
  • Kanë probleme me zemrën ose presionin e gjakut;
  • Janë mbi 35 vjeç dhe pijnë duhan ose e kanë ndërprerë duhanin një vit më parë;
  • Vuajnë nga migrena;
  • Kanë ose kanë pasur kancer gjiri në 5 vitet e fundit;
  • Janë mbipeshë;
  • Marrin medikamente që ndikojnë në efektivitetin e unazës;
  • Nuk mund ta mbajnë unazën në vaginë.
  • Lehtë për t’u vendosur dhe hequr;
  • Nuk pengon në marrëdhëniet seksuale;
  • Për dallim nga kontracepsioni oral, nuk e humb efektivitetin e tij në rast diarreje ose të vjellash;
  • Mund të lehtësojë simptomat e Sindromit premenstrual (SPM);
  • Mund të përdoret pas aborti.
  • Ju mund të mos jeni të rehatshëm që vetë të vendosni apo nxirrni unazën nga vagina;
  • Në muajt e parë mund të keni gjakderdhje të lehtë;
  • Nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme;
  • Duhet të mbani mend kur ta hiqni dhe kur ta vendosni një të re;
  • Në disa gra, fertiliteti mund të kthehet vetëm pas disa muajsh;
  • Ndonjëherë mund të bjerë vetë, por në shumicën e rasteve mund të shpëlahet me ujë të vakët dhe sapun të butë dhe të vendoset menjëherë;
  • Mund të ketë efekte anësore të përkohshme si rrjedhje më e madhe vaginale, dhimbje koke, të përziera, ndjeshmëri të gjoksit dhe ndryshime të humorit (disponimit).

Jo, nuk duhet të dhemb. Nëse ju dhemb duhet të shkoni patjetër te gjinekologu amë.

Scroll to Top