Search
Kontracepsioni modern

Çfarë është?
Cipë mbuluese e lakuar, më e vogël se diafragma, e bërë prej silikoni të butë

Si funksionon?
E mbulon qafën e mitrës, për shkak të së cilës spermatozoidet nuk mund të arrijnë deri në qelizën vezë dhe ta fekondojnë atë

Si përdoret?
Vendoset në vaginë para marrëdhënies seksuale, mund të vendoset disa orë më herët. Pas marrëdhënies seksuale, medoemos duhet të lihet në vaginë për të paktën 6 orë dhe të hiqet jo më vonë se 48 orë pas kësaj

Efikasiteti
92-96% efektive kur përdoret si duhet

Ku mund të merret?
Nuk është i disponueshëm në Maqedoni

Info plus
Medoemos duhet të përdoret me një spermicid (xhel që shkatërron spermatozoidet). Mund të përdoret në mënyrë të përsëritur, rreth 1 vit.

Dëshiron të dish më shumë? Vazhdo të lexosh.
Nëse keni çfarëdo qoftë pyetje, na shkruani këtu.

Shkurtimisht

  • Nuk është i disponueshëm në Maqedoni
  • Efikasiteti 92-96%
  • Nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST)

Pyetjet e bëra më shpesh

  • Duhet ta përdorni vetëm kur dëshironi të bëni seks;
  • Mund ta vendosni disa orë para marrëdhënies seksuale;
  • Zakonisht nuk ka pasoja shëndetësore ose efekte anësore të padëshiruara.
  • Mund të përdoret pas aborti.
  • Nuk është aq efektiv sa llojet e tjera të kontracepsionit;
  • Për të qenë efektiv, duhet të jeni të kujdesshëm për ta përdorur atë në mënyrë korrekte dhe në kohën e duhur;
  • Nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme;
  • Mund t’ju duhet më shumë kohë për të mësuar se si ta përdorni siç duhet;
  • Mund t’ju duhet të ndërprisni marrëdhëniet seksuale për ta vendosur atë;
  • Në disa gra mund të shkaktojë cystitis (infeksion të fshikëzës);
  • Spermicidi dhe lateksi mund të shkaktojnë ndjeshmëri ose irritim te gratë ose partnerët seksualë.

Në përgjithësi, të gjitha vajzat dhe gratë mund ta përdorin atë. Por mund të mos jetë metoda më e përshtatshme e kontracepsionit për ata që:

  • kanë një formë të pazakontë të qafës së mitrës ose nuk mund ta prekin atë;
  • kanë muskuj vaginal që nuk mund të mbajnë kapakun e qafës së mitrës (p.sh. për shkak të lindjes);
  • janë të ndjeshëm ose alergjik ndaj silikonit ose përbërjes së spermicidit;
  • kanë pasur sindrom të një shoku toksik;
  • shpesh kanë infeksione urinare;
  • aktualisht kanë një infeksion vaginal.

Zakonisht, mund ta përdorni deri në 1 vit përpara se të keni nevojë ta zëvendësoni. Me kalimin e kohës, kapaku i qafës së mitrës mund të ndryshojë ngjyrën, por kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Para përdorimit, kontrolloni me kujdes për shenja dëmtimi.

Pasi ta hiqni pas marrëdhënies seksuale, duhet ta lani me ujë të ngrohtë dhe një sapun të butë dhe pa aromë. Duhet të shpëlahet mirë dhe të thahet plotësisht përpara se të kthehet në kutinë. Duhet të ruhet në një vend të thatë, në temperaturë dhome.

Nuk duhet dezinfektuar në ujë të vluar ose duke përdorur detergjent, dezinfektues, talk pudër ose produkte me bazë vaji pasi mund ta dëmtojnë atë. Nëse dëshironi të përdorni një lubrifikant, ai duhet të jetë me bazë uji ose silikoni dhe jo me bazë vaji.

Jo. Megjithëse përdorimi i kapakut të qafës së mitrës nuk ndikon në ciklin menstrual, nuk rekomandohet përdorimi i tij gjatë menstruacioneve, sepse mund të rrisë rrezikun e një infeksioni të quajtur sindroma e shokut toksik.

Jo, sepse uji mund të shpërlajë spermicidin. Vendosni kapakun e qafës së mitrës pas larjes, ndërsa pas marrëdhënies seksuale, në gjashtë orët e ardhshme, bëni dush në vend të banjës.

Scroll to Top