Search
Kontracepsioni modern

Çfarë është?
Një ngjitës i vogël që lëshon hormone në trup përmes lëkurës

Si funksionon?
Duke çliruar hormonet estrogjen dhe progesteron, parandalon lirimin e qelizës vezë (ovulimin) dhe trash mukozën e qafës së mitrës, gjë që e bën të vështirë lëvizjen e spermatozoideve

Si përdoret?
Aplikohet direkt në lëkurë të pastër dhe të thatë, pa shumë qime. Një ngjitës zgjat një javë, ndërrohet një herë në javë për tre javë, pastaj bëhet një pushim prej një jave.

Efikasiteti
Mbi 99% nëse përdoret si duhet

Ku mund të merret?
Nuk disponohet në Maqedoni

Info plus
Mund të mbahet gjatë larjes, notit dhe sportimit.

Dëshiron të dish më shumë? Vazhdo të lexosh.
Nëse keni çfarëdo qoftë pyetje, na shkruani këtu.

Shkurtimisht

  • Nuk disponohet në Maqedoni
  • Mbi 99% efikasitet
  • Nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST)

Pyetjet e bëra më shpesh

Ngjitësi i parë mbahet për 7 ditë, dhe në ditën e tetë zëvendësohet me një të ri. Kështu ndërrohet në një periudhë prej tre javësh, pastaj bëhet një pushim prej një jave. Gjatë pushimit, mund të ketë gjakderdhje të ngjashme me menstruacionet. Pas pushimit, duhet të aplikohet një copë e re, edhe nëse gjakderdhja vazhdon.

Nëse filloni ta përdorni në periudhën nga dita e parë e menstruacioneve deri në të pestën, do të mbroheni menjëherë nga shtatzënia.
Nëse e vendosni më vonë, do t’ju duhet të përdorni kontracepsion shtesë (p.sh. prezervativ). 

  • Shumë e lehtë për t’u përdorur;
  • Nuk pengon gjatë marrëdhënieve seksuale;
  • Nuk duhet të mendoni për këtë çdo ditë si me kontracepsionin oral;
  • Efektiviteti i tij nuk zvogëlohet në rast të diarresë ose të vjellave;
  • Menstruacionet tuaja mund të bëhen më të rregullta, më pak të bollshme dhe më pak të dhimbshme;
  • Mund të përdoret menjëherë pas një aborti.
  • Mund të shihet;
  • Mund të shkaktojë irritim ose kruajtje të lëkurës;
  • Nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme;
  • Në disa muajt e parë, është e zakonshme që të ketë gjakderdhje midis periodave, por nuk është e rrezikshme;
  • Disa medikamente mund të ndikojnë në efektivitetin;
  • Duhet të mbani mend ta ndërroni një herë në javë;
  • Mund të ketë efekte anësore të përkohshme si dhimbje koke, vjellje, ndjeshmëri e gjoksit dhe ndryshime të humorit (disponimit).

Ashtu si çdo kontraceptiv tjetër, rekomandohet konsultimi me gjinekologun ose mjekun e familjes.
Ngjitësi kontraceptiv nuk rekomandohet nëse:

  • Jeni shtatzënë ose mendoni se jeni shtatzënë;
  • Jeni duke ushqyer me gji një fëmijë më të vogël se 6 javë;
  • Jeni mbi 35 vjeç dhe pini duhan ose e keni lënë duhanin vitin e fundit;
  • Jeni mbipeshë;
  • Merrni ilaçe të caktuara.

Flasteri është shumë ngjitës dhe ka pak mundësi që të bjerë. Nuk pritet të çngjitet kur bëni dush, larje, banjë të nxehtë, saunë ose not.
Nëse prapëseprapë ndodh që të çngjitet, duhet të aplikohet një ngjitës i ri brenda 48 orëve të para dhe të ndërrohet pas 7 ditësh. Ngjitësi i çngjitur nuk duhet të ringjitet ose të fiksohet me fashë ose hanzaplast.

Scroll to Top