Search
Kontracepsioni modern

Çfarë është?
Shtresë elastike e bërë nga lateks artificial i butë dhe shumë i hollë (gomë); njihet edhe si femidom

Si funksionon?
Mekanikisht parandalon që spermatozoidet të arrijnë qelizën vezë dhe ta fekondojnë atë

Si përdoret?
Vendoset brenda vaginës, para fillimit të marrëdhënies seksuale

Efikasiteti
95% efektiv kur përdoret në mënyrë të drejtë dhe gjatë çdo marrëdhënie seksuale

Ku mund të merret?
Nuk disponohet në vendin tonë

Info plus
Gjithashtu mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV-in

Dëshiron të dish më shumë? Vazhdo të lexosh.
Nëse keni çfarëdo qoftë pyetje, na shkruani këtu.

Shkurtimisht

  • Nuk disponohet në Maqedoni
  • Efikasiteti 95%
  • Mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST)

Pyetjet e bëra më shpesh

Prezervativi femëror është shumë i fortë, por mund të griset nga thonj të mprehtë ose bizhuteri, ose nëse nuk është i vendosur siç duhet. Madje, mund të ndodhë që penisi të hyjë pranë prezervativit ose ta shtyjë plotësisht atë brenda vaginës. Në rast të këtillë, ekziston rreziku i shtatzënisë së paplanifikuar.

Nëse kjo ndodh, së pari, merrni frymë thellë. Nëse nuk dëshironi të mbeteni shtatzënë dhe mendoni se sperma ka hyrë në vaginë, duhet të merrni kontracepsion urgjent. Sa më shpejt ta merrni, aq më mirë, por dijeni se duhet ta merrni jo më vonë se 72 orë pas marrëdhënies seksuale të rrezikshme. Për të qenë në gjendje ta blini atë, duhet të merrni një recetë nga një gjinekolog.

Ju rekomandojmë që edhe ju edhe partneri juaj të testoheni për infeksione seksualisht të transmetueshme (IST). Shkoni te gjinekologu i familjes ose dermatovenerologu. Nëse vini nga një grup qytetarësh të përjashtuar nga shoqëria, mund të merrni kontracepsionin urgjent falas dhe testimin falas të IST-së në Qendrat rinore “Dua të di”.

Prezervativi mund të përdoret vetëm një herë. Para çdo marrëdhënie seksuale, përdorni një prezervativ të ri.
Prezervativët kanë një datë skadence të printuar në vetë paketimin. Kini kujdes të mos përdorni prezervativë të skaduar.
Përdorni gjithmonë një prezervativ me shenjën CE ose UKCA në paketim. Kjo do të thotë se prezervativi është testuar sipas standardeve më të larta të sigurisë.

Ashtu si me të gjitha metodat penguese të kontracepsionit, duhet kohë dhe praktikë për t’u përdorur në mënyrë të drejtë.

Po, pa problem. Mos harroni ta vendosni përpara se penisi të bie në kontakt me vaginën (sepse sperma mund të dalë nga penisi edhe para orgazmës) dhe ta hiqni atë pas marrëdhënies seksuale.

Prezervativi femëror mbulon qafën e mitrës. Diametri i qafës është 1-3 milimetra, kështu që nuk ka mundësi të humbasë prezervativi brenda.

Ju mund ta përdorni prezervativin lirisht nëse:

  • Afati i përdorimit është ende i vlefshëm;
  • Paketimi nuk është i dëmtuar (p.sh. nuk ka ajër brenda);
  • Paketimi ka markën CE.
Scroll to Top